Të paktën 16 të vrarë pasi një aeroplan ushtarak i Bangladeshit rrëzohet mbi një shkollë

Të paktën 16 të vrarë pasi një aeroplan ushtarak i Bangladeshit rrëzohet mbi një shkollë

Bota July 21, 2025 - 14:55

Të paktën 16 persona, shumica nxënës, u vranë më 21 korrik kur një aeroplan trajnues i Forcave Ajrore të Bangladeshit u përplas në një shkollë në kryeqytet, Daka, tha Qeveria.

Më shumë se 100 persona po ashtu janë plagosur gjatë aksidentit dhe të paktën 83 janë dërguar për trajtim në spitale, tha zyra e udhëheqësit të përkohshëm, Muhammad Yunus.

Avioni i llojit F-7 BJI, i prodhimit kinez, nisi fluturimin në orën 13:06, sipas kohës lokale, dhe pak pas ngritjes u përplas në kampusin e shkollës fillore dhe të mesme Milestone.

Yunus shprehu “pikëllim të thellë” për ngjarjen përmes një postimi në X.

“Humbja e shkaktuar nga Forcat Ajrore, e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe stafit të shkollës, por edhe të tjerëve që janë prekur nga ky aksident, është e parikuperueshme”, tha ai.

Ky është aksidenti më vdekjeprurës ajror në Bangladesh në vitet e fundit.

Sipas raportimeve të mediave, afër 2.000 nxënës ndjekin mësimet në shkollën ku u rrëzua aeroplani ushtarak, ku mësojnë nxënës të shkollës fillore deri në klasën e dymbëdhjetë. /REL