Paralajmërohet përhapja e “urisë masive” në Gazë

Paralajmërohet përhapja e “urisë masive” në Gazë

Bota July 23, 2025 - 09:36

Shumë organizata humanitare kanë paralajmëruar se “uria masive” po përhapet në të gjithë Rripin e Gazës.

Në një deklaratë të përbashkët, 111 organizata, duke përfshirë Mjekët pa Kufij, Save the Children dhe Oxfam, kanë paralajmëruar uri masive në Gazë.

“Ndërsa rrethimi i qeverisë izraelite i lë njerëzit e Gazës të uritur, punonjësit e ndihmës tash po bashkohen me të njëjtat linja ushqimore, duke rrezikuar të qëllohen vetëm për të ushqyer familjet e tyre”, thuhet në deklaratë.

Organizatat kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm, hapjen e të gjitha kalimeve tokësore dhe rrjedhën e lirë të ndihmës përmes mekanizmave të udhëhequr nga OKB-ja.

OKB-ja ka thënë se forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 1 mijë palestinezë që u përpoqën të merrnin ndihmë ushqimore që kur Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli filloi operacionet në fund të majit, duke lënë në mënyrë efektive mënjanë sistemin ekzistues të udhëhequr nga OKB-ja.

Izraeli thotë se ndihma humanitare po lejohet në Gaza dhe akuzon Hamasin për shfrytëzimin e vuajtjeve të civilëve, duke përfshirë vjedhjen e ushqimit për ta shitur me çmime të fryra ose duke qëlluar civilët që prisnin ndihmë.

Organi ushtarak izraelit përgjegjës për koordinimin e shpërndarjes së ndihmës, këmbëngul që Izraeli po vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar. /rtk