
Greqi, zjarret masive në pyje detyrojnë evakuimin e banorëve
Forca të mëdha zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me zjarret pyjore në vendin ballkanik. Sipas zjarrfikësve, zjarret kanë përfshirë një zonë malore dhe të paarritshme në kufirin midis Arkadias dhe Korinthit, gjë që po ndërlikon përpjekjet e ekipeve të zjarrfikësve.
Zjarrfikësit kanë njoftuar vendosjen e përforcimeve me 185 zjarrfikës, duke përfshirë gjashtë ekipe pyjore dhe 56 automjete, që tani po operojnë në zonë.
Pesëmbëdhjetë aeroplanë dhe 12 helikopterë janë mobilizuar për shuarjen e zjarreve nga ajri, ndërsa makineritë dhe cisternat janë gjithashtu në shërbim.
Pasditen e vonë të së martës, një alarm i ri emergjence u lëshua në 112 duke kërkuar evakuimin e zonave të Kionias, Stymphalias dhe Matsizas duke i nxitur banorët të zhvendosen në zonën e Psarit.
Më parë, një mesazh i ngjashëm ishte dërguar për të evakuuar zonat e Karterit, Drosopigisë, Kastaniasë dhe Lavkas. /abcnews