Trumpi shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës: S’ka rëndësi çka thotë ai

Trumpi shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës: S’ka rëndësi çka thotë ai

Bota July 25, 2025 - 18:03

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar njoftimin e liderit francez Emmanuel Macron për njohjen e Palestinës si shtet.

“Shiko, ai është një lloj tjetër njeriu, është në rregull, në përgjithësi luan si pjesë e ekipit. Por lajmi i mirë është: ajo që ai thotë nuk ka rëndësi. Nuk do të ndryshojë asgjë. … Kjo deklaratë nuk ka asnjë peshë,” raportohet të ketë thënë Trump.

Kujtojmë se, Macron ka njoftuar se do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez. Ai tha se do ta shpallë zyrtarisht këtë vendim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së muajin e ardhshëm, duke u bërë vendi i parë i madh perëndimor që ndryshon qëndrimin diplomatik për shtetin palestinez.