
Sulm me thikë në një supermarket në Michigan, 11 të plagosur – 6 në gjendje kritike
Të paktën 11 persona janë therur me thikë në një supermarket Walmart në Michigan, gjashtë prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Zyrtarët thonë se një i dyshuar është në paraburgim – dhe në këtë fazë, besohet se sulmi ishte një “akt i rastësishëm”, shkruajnë mediat e huaja.
Sherifi Michael Shea u tha gazetarëve: “Njëmbëdhjetë janë 11 shumë, por falë Zotit nuk ishin më shumë”.
ëBREAKING: At least 11 people were stabbed in a horrifying attack inside a Walmart in Traverse City, Michigan.
— I Meme Therefore I Am ë (@ImMeme0) July 27, 2025
The knife-wielding attacker was ultimately subdued by two brave shoppers before authorities arrived and took him into custody.
The identity of the suspect has not yet… pic.twitter.com/KxGlRmpzMS
I dyshuari, i cili është nga Michigani, nuk është i njohur për policinë – dhe u kap brenda tre minutash falë “përfshirjes së qytetarëve”.
Përtej gjashtë personave në gjendje kritike, besohet se edhe pesë të tjerët u plagosën rëndë. Të 11 ende po trajtohen në spital.
#BREAKING : Photo of the suspect in the brutal Michigan Walmart stabbing
— upuknews (@upuknews1) July 27, 2025
At least 11 people were stabbed inside the store and are being treated at Munson Medical Center.#Stabbing #Michigan #TraverseCity #Walmart #USA #UnitedStates #WalmartStabbing pic.twitter.com/vwgKPNVJFE
Në këtë fazë, mosha e viktimave është e paqartë – por nuk mendohet se ndonjë nga viktimat ishte punonjës i Walmart.
Traverse City është rreth 255 milje në veriperëndim të Detroitit. /Telegrafi