
Miliona amerikanë nën kërcënimin e cunamit, evakuime emergjente në Hawaii pas tërmetit më të fuqishëm që tronditi planetin
Miliona amerikanë janë nën kërcënimin e një cunami shkatërrues pas një tërmeti masiv me magnitudë 8.8 që goditi brigjet e Rusisë.
Sirenat po binin në Hawaii dhe banorëve iu bë thirrje të evakuoheshin nga zonat bregdetare, ndërsa i gjithë zinxhiri i ishujve përgatitej për ndikimin që do të kishte ai.
Kufiri Kaliforni/Oregon tani është gjithashtu nën një paralajmërim për cunami, ndërsa këshillat mbetën në fuqi për pjesën tjetër të Bregut Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Valët pritej të arrinin në Kaliforni rreth orës 03:00 të mëngjesit sipas orës lokale.
HNL Alert: 04:11 PM 07-29-2025 - HNL Alert: Tsunami Warning remains in effect - Take Action! Destructive tsunami waves expected. Tsunami refuge areas available. EVACUATE coastal areas in PRIMARY EVACUATION ZONE. Map: https://t.co/HOBzCPgLO7 pic.twitter.com/YqrXpZ8dHI
— Oahu Emergency Mgmt. (@Oahu_DEM) July 30, 2025
Në faqen e tij të Truth Social, Presidenti Donald Trump u bëri thirrje amerikanëve të ‘QËNDROJNË TË FORTË DHE TË SIGURTË’.
Në Hawaii, vendasit u panë duke vrapuar në supermarkete për tu furnizuar me ujë dhe artikuj të tjerë thelbësorë, ndërsa Guvernatori Josh Green nënshkroi një shpallje emergjence për shtetin.
Imazhet e postuara në internet treguan gjithashtu trafik të rrëmujshëm në një autostradë në Honolulu, ndërsa banorët nxituan për të shkuar në vende më të larta.
Garda Kombëtare është gjithashtu e përgatitur të ndihmojë me çdo përpjekje shpëtimi dhe janë vendosur helikopterë Blackhawk, por Green paralajmëroi se “nuk ka gjasa t’ju shpëtojmë” nëse banorët përfshihen nga valët masive.
Të dhënat nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tregojnë se tërmeti arriti një magnitudë prej 8.8 ballësh dhe goditi rreth 84 milje në lindje-juglindje të Kamchatska, Rusi, rreth orës 7.24 pasdite EST – duke shënuar tërmetin e gjashtë më të fortë ndonjëherë.
Ai besohej gjithashtu se ishte më i forti që ka goditur në të gjithë planetin në 14 vjet, kur një megatërmet 9.1 ballësh goditi Japoninë verilindore dhe la 19,747 njerëz ose të vdekur ose të zhdukur.