Izraeli kritikon Kanadanë për njohjen e Palestinës

Izraeli kritikon Kanadanë për njohjen e Palestinës

Bota July 31, 2025 - 12:08

Qeveria izraelite ka kritikuar planin e Kanadasë për të njohur një shtet palestinez.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se ky veprim ishte një “shpërblim për Hamasin”, shkruan BBC.

Njohja e një shteti të tillë “dëmton përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gazë”, postoi ministria në rrjetin social X.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se planet për të njohur një shtet palestinez “i japin Hamasit inkurajim dhe e forcojnë qëndrimin e tij”.

Një shtet palestinez do të ishte një “shtet i Hamasit”, tha Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gideon Saar, në reagim ndaj vendimit të mëparshëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez. /abcnews