Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor

Bota August 01, 2025 - 18:13

Italia planifikon të evakuojë fëmijët e sëmurë palestinezë nga Rripi i Gazës për trajtim, në kuadër të përkeqësimit të situatës humanitare, tha sot ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.

Tajani tha se Roma po punonte për një plan për të dërguar me avion rreth 50 persona, përfshirë të rritur për të shoqëruar fëmijët. Ai gjithashtu njoftoi se Italiaka planifikuar t’u bashkohet me vendeve të tjera që kanë dërguar ndihma nga ajri mbi Gazë ditët e fundit, megjithëse nuk përmendi një datë specifike.

Italia, gjithashtu ka vendosur të sigurojë 5 milionë euro të tjera (5,7 milionë dollarë) që do të shpenzohen për ushqim për banorët e Gazës.

Avionët nga Izraeli, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hedhur paleta me ushqime në Gaza që nga e diela, kur Izraeli filloi të lejojë më shumë ndihmë në territoret e mbyllura – pas disa muajsh bllokade, pothuajse totale.

Gjermania dhe Franca gjithashtu bashkuan përpjekjet për të ofruar ndihmë në Gaza – mes paralajmërimeve për një krizë urie.

Megjithëse OKB-ja dhe organizata të tjera ndihme i kanë kritikuar masa të tilla si kryesisht simbolike, duke argumentuar se është dukshëm më pak e kushtueshme dhe më efikase të ofrohet ndihmë nëpërmjet tokës.

Që nga e diela, përveç autorizimit të dërgesave nga ajri, Izraeli ka lejuar hyrjen e rreth 200 kamionëve në ditë nga agjencitë e OKB-së dhe organizata të tjera./abcnews