Katër të vrarë nga të shtënat me armë në Montana të SHBA-së

Katër të vrarë nga të shtënat me armë në Montana të SHBA-së

Bota August 02, 2025 - 07:43

Katër persona janë vrarë në të shtëna me armë në Montana të SHBA-së, kanë njoftuar autoritetet amerikane raporton “BBC”. 

Policia e Montanas ka njoftuar se sulmi ndodhi rreth orës 10:30 me kohë lokale në “The Owl Bar” në Anaconda. 

Anaconda është një qytet me rreth 10 mijë banorë në jugperëndim të Montanas. 

I dyshuari është Michael Paul Brown. Policia ka postuar foton e tij dhe ka shtuar se “besohet se është i armatosur dhe i rrezikshëm”.