Borrelli kërkon veprim urgjent dhe sanksione të menjëhershme ndaj Izraelit: Po ndodh një gjenocid

Borrelli kërkon veprim urgjent dhe sanksione të menjëhershme ndaj Izraelit: Po ndodh një gjenocid

Bota August 02, 2025 - 10:28

Në një deklaratë të fortë të publikuar më 1 gusht, ish-shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka akuzuar qeverinë izraelite për gjenocid në Gaza, duke e quajtur situatën një shkatërrim sistematik të infrastrukturës dhe të civilëve, përmes vrasjeve dhe urisë së qëllimshme.

Borrelli kritikoi ashpër Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të tij, të cilët, sipas tij, janë bërë bashkëfajtorë përmes mosveprimit, duke refuzuar të sanksionojnë Izraelin pavarësisht detyrimeve ligjore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.

Ai veçoi mospërdorimin e mjeteve ekonomike dhe politike që BE ka në dispozicion, përfshirë marrëveshjen e asociimit me Izraelin, si dhe vazhdimin e furnizimeve me armë dhe mospërkrahjen e vendimeve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Sipas Borrell, ky standard i dyfishtë midis reagimit të BE-së ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe pasivitetit ndaj Gazës ka dëmtuar rëndë reputacionin gjeopolitik të unionit, duke e diskredituar BE-në në sytë e botës dhe duke forcuar propagandën e Rusisë.

Ai paralajmëron se udhëheqësit evropianë mund të përballen në të ardhmen me përgjegjësi ligjore ndërkombëtare për bashkëfajësi në krime kundër njerëzimit.

Borrell kërkon veprim urgjent dhe sanksione të menjëhershme ndaj Izraelit, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të ndalur krimet që po kryhen në Gaza dhe për të ruajtur besueshmërinë ndërkombëtare të BE-së ./abcnews