
“Koha po mbaron”, pengu i mbajtur nga Hamasi hap varrin e vet me duart e tij – pamje tronditëse
Dy video të një pengu izraelit të dobësuar, Evyatar David, janë publikuar nga Hamasi, pasi i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff u takua këtë javë me familjet e pengjeve.
Tani 24-vjeçari duket shum i dobët dhe thotë se nuk ka ngrënë për tre ditë.
Ai punonte në një restorant përpara se të rrëmbehej nga festivali i muzikës Nova më 7 tetor 2023.
Që atëherë, ai është mbajtur rob në Gaza, dhe videot sugjerojnë se ai po mbahet në tunele të errëta dhe po mbijeton me porcione të pakta thjerrëzash dhe fasulesh, shkruan skynews.
Vetë Gaza po vuan nga “uria masive e shkaktuar nga njeriu” për shkak të bllokadës së Izraelit ndaj ndihmës për enklavën, deklaroi më parë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Në videon e dytë, David – sipas titrave në anglisht – thotë: “Nuk kam ngrënë për tre ditë.”
Titrat vazhdojnë ndërsa ai flet nga një tunel nëntokësor: “Nuk ka ushqim të mjaftueshëm. Mezi marr ujë të pijshëm.”
Videoja e tregon atë duke folur për atë që hëngri në korrik, e cila është regjistruar në një kalendar të punuar me dorë të varur në anën e tunelit.
Në fund të videos, ai hap një gropë: “Ky është varri ku mendoj se do të varrosem. Koha po mbaron.”
How psychopathic is Hamas?
— Eylon Levy (@EylonALevy) August 2, 2025
It forced starving hostage Evyatar David to DIG HIS OWN GRAVE for the cameras. pic.twitter.com/iMa404St4s
Në një deklaratë, familja e tij tha: “Jemi të detyruar të shohim djalin dhe vëllain tonë të dashur, Evyatar David, të lënë qëllimisht dhe në mënyrë cinike urie në tunelet e Hamasit në Gaza – një skelet i gjallë, i varrosur i gjallë.”
“Djali ynë ka vetëm pak ditë që të jetojë në gjendjen e tij aktuale.”
Ata shtuan: “Izraeli dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të kundërshtojnë mizorinë e Hamasit dhe të sigurojnë që Evyatari ynë të marrë menjëherë ushqimin e duhur.”
“Uria e qëllimshme, tortura dhe abuzimi i Evyatarit për qëllime propagande shkelin edhe standardet më të ulëta të ligjit humanitar dhe të mirësjelljes themelore njerëzore.” /Telegrafi