
Ukraina godet rafinerinë e naftës në Rusi
Ukraina ka marrë përgjegjësinë e sulmit mbi një rafineri nafte në Rusi.
Zjarri në rafinerinë e naftës Afipsky në rajonin Krasnodar të Rusisë me sa duket u shkaktua nga mbeturinat e rrëzuara të një droni, thanë shërbimet lokale të emergjencës, shkruan Sky News.
Ushtria ukrainase ka konfirmuar se njësitë e saj me dronë goditën rafinerinë e naftës, duke shkaktuar flakë në pajisjet e përpunimit të gazit.
Ndërkaq, Kremlini ka njoftuar të enjten se është arritur pajtueshmëri për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.
Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme dhe palët janë pajtuar “në parim” edhe për vendtakimin, u tha gazetarëve këshilltari për çështjet e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov. /abcnews