Azerbajxhani dhe Armenia do të firmosin marrëveshje paqeje, thotë Shtëpia e Bardhë

Azerbajxhani dhe Armenia do të firmosin marrëveshje paqeje, thotë Shtëpia e Bardhë

Bota August 08, 2025 - 19:38

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Azerbajxhani dhe Armenia do të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje fillestare të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Ajo do të firmoset gjatë një takimi me Presidentin amerikan Donald Trump të premten, një marrëveshje kjo që synon të forcojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve pas dekadash konflikti, tha Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, u tha gazetarëve se Trump do të nënshkruajë marrëveshje të ndara me Armeninë dhe Azerbajxhanin mbi energjinë, teknologjinë, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë kufitare, infrastrukturën dhe tregtinë. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.