
“Holokausti po ndodh në Gazë”, mesazhi në “Murin e Vajtimit” në Jerusalem shkakton reagime të forta
Bota
August 11, 2025 - 14:10
Në Murin Perëndimor, i njohur edhe si “Muri i Vajtimit”, në Jerusalem u shfaq mesazhi “Holokausti po ndodh në Gazë”.
Grafiti ishte shkruar në hebraisht dhe shkaktoi reagime të forta në Tel Aviv.
Presidenti i Unitetit Kombëtar dhe ish-ministri në kabinetin e luftës së Izraelit, Benny Gantz, e karakterizoi shkrimin e grafiteve si një akt antisemitizmi.
“Vandalizmi në Murin Perëndimor, vendi më i shenjtë për popullin hebre, është një krim kundër të gjithë Izraelit. I bëj thirrje policisë të hetojë dhe t’i nxjerrë kriminelët para drejtësisë”, tha ai.
Ndryshe, Muri Perëndimor është vendi më i shenjtë për hebrenjtë.
Nga sulmet izraelite sot kanë mbetur të vrarë pesë gazetarë të Al Jazeera-s. /Telegrafi