
Edhe pse u gjakos deputeti i opozitës, Vuçiqi nuk ndalet me kërcënime
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar sërish qytetarët me arrestime edhe pse së fundi u gjakos deputeti i opozitës, Predrag Mitroviq.
Ky i fundit është rrahur sonte gjatë një proteste në Beograd. Siç shihet në fotografitë e publikuara nga kjo parti dhe deputetë të tjerë, Mitroviq ka pësuar lëndime në kokë.
Ndërkohë, Vuçiq deklaroi se shteti do të reagojë më mirë se sonte, duke paralajmëruar më shumë arrestime në Novi Sad, raporton nova.rs.
“Njerëzit patën mundësi sonte të shohin gjithçka dhe të kuptojnë gjithçka. Ditëve të kaluara dikush mund të kishte thënë se përkrahësit e SNS-së kanë bërë diçka, kanë sulmuar dikë… Sonte të gjithë pamë se këta janë njerëz që po shkatërrojnë pronën e të tjerëve duke kryer vepra penale dhe duke ushtruar terror në vend. Në një nga televizionet kriminale u tha se gjithçka po kalon qetë, vetëm po shkatërrohen zyrat e një partie politike. Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Hitlerit, që dikush të flasë në atë mënyrë për shkatërrimin e pronës së dikujt tjetër”, deklaroi ai.
Vuçiqi tha se katër persona janë tashmë të arrestuar.
“Një pjesëtar i UKP-së (Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar) është lënduar rëndë, e kanë sulmuar bllokuesit,” deklaroi ai dhe shtoi se “bllokuesit mbrëmë donin të djegin njerëz të gjallë”.
“Mund ta imagjinoni çfarë do t’u kishin bërë mbrëmë njerëzve që ishin brenda. Do të kishte 300 njerëz të djegur, si në Kishën e Glinskas!”, tha Vuçiq.
Ndryshe, selia e partisë në pushtet (SNS) në Novi Sad është sulmuar gjersa kishte edhe grafite anti-shqiptare në muret e saja. /telegrafi
Peëa Mitrovië - poslanik Stranke slobode i pravde koji se 2018 godine vratio u svoju zemlju da se bori za slobodu i pravdu!!
— Olga Milovanovië (@milovanovicka07) August 14, 2025
Ali Vuëiëu se to ne sviëa i njegovi kriminalci su mu razbili glavu veëeras!
Alooo huljoooo @avucic odgovaraëeš ubicooo!!!!!
A tebi @PedaMitrovic puna… pic.twitter.com/3CVhxp6hgw