Samiti në Alaskë, mbërrin presidenti Donald Trump

Samiti në Alaskë, mbërrin presidenti Donald Trump

Bota August 15, 2025 - 21:07

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me aeroplanin Air Force One.

Trump ka mbërritur në bazën ushtarake përpara Vladimir Putinit, shkruan Sky News.

Trump dhe Putin do të takohen ballë për ballë për t’i diskutuar mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews