Putini hesht para gazetarëve, nuk përgjigjet nëse do të pranonte armëpushim

Putini hesht para gazetarëve, nuk përgjigjet nëse do të pranonte armëpushim

Bota August 15, 2025 - 21:44

Presidenti rus Vladimir Putin nuk u përgjigj nëse do të pranonte një armëpushim kur gazetarët i bënë pyetje atij dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në aeroport.

I pyetur nëse do të “ndalonte së vrari civilët”, Putini u duk sikur bëri shenjë se nuk mund ta dëgjonte pyetjen, shkruan CNN.

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Pasi u takuan në aeroport u nisën, dy udhëheqësit u nisën drejt bazës Elmendorf-Richardson, në afërsi të Ankorixhit në Alaskës, ku mbahet takimi.

Sekretari i shtetit amerikan, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur përkrah Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë. /abcnews