Zyrtari ukrainas: Trumpi foli si Putini, kjo është e rrezikshme

Zyrtari ukrainas: Trumpi foli si Putini, kjo është e rrezikshme

Bota August 17, 2025 - 00:34

Zyrtari i lartë ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, duke propozuar që armëpushimi të zëvendësohet me një marrëveshje paqeje, në fakt ka marrë anën e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Fatkeqësisht, Trumpi ka marrë qëndrim si Putini, dhe kjo ishte kërkesa e tij”, tha Merezhko, kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme në parlamentin ukrainas.

Sipas tij, nën konceptin “marrëveshje paqeje”, Putini nënkupton disa “gjëra të rrezikshme” për Ukrainën.

“Në vizionin e Putinit, kjo do të thotë se Ukraina nuk do të hyjë në NATO, do të pranohen kërkesat absurde për denazifikim dhe demilitarizim, si dhe statusi i gjuhës ruse dhe Kishës Ortodokse Ruse”, shtoi Merezhko. /abcnews