Treni në Meksikë përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur

Treni në Meksikë përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur

Bota September 09, 2025 - 08:43

Dhjetë persona u vranë dhe të paktën 61 u plagosën në Meksikën Qendrore kur një tren mallrash u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate, të cilin operatori i trenit tha se po përpiqej ta kalonte përpara trenit në lëvizje.

Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan pjesën e përparme të autobusit të përplasur dhe kornizën e tij metalike të dëmtuar rëndë, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë rrethuan zonën.

Përplasja ndodhi në një zonë industriale në autostradën midis Atlacomulcos, një qytet rreth 115 km në veriperëndim të kryeqytetit Mexico City, dhe Maravatiot, në shtetin e afërt Michoacan, thanë autoritetet lokale.