
Sulmi në Doha, Netanyahu: Izraeli merr përgjegjësi të plotë
Bota
September 09, 2025 - 17:26
Izraeli ka marrë përgjegjësinë e plotë për sulmet në Doha. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një deklaratë zyrtare ka thënë se sulmi u kryer kundër terroristëve të Hamasit.
“Veprimi i sotëm kundër krerëve kryesore terroristë të Hamasit ishte një operacion tërësisht i pavarur izraelit. Izraeli e nisi e drejtoi dhe merr përgjegjësi të plotë”, thuhet në deklaratë.
Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se SHBA luajtën rol në operacion. Një zyrtar izraelit tha se Donald Trump “dha dritën jeshile” për sulmi./abcnews