Sulmi i Izraelit, SHBA-ja thirrje qytetarëve të saj në Katar të strehohen

Sulmi i Izraelit, SHBA-ja thirrje qytetarëve të saj në Katar të strehohen

Bota September 09, 2025 - 17:29

Ambasada amerikane në Katar ka lëshuar një “urdhër strehimi në vend” për qytetarët e saj.

Ajo u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të monitorojnë rrjetet e saj sociale për përditësime pas raporteve për sulm izraelit në kryeqytet, Doha.

Ushtria izraelite ka sulmuar të martën një ndërtesë në Doha, duke thënë se kishte në shënjestër udhëheqësit e Hamasit atje.

Nuk dihet ende nëse ka të vdekur apo të plagosur si pasojë e sulmit.

Mediat raportojnë se sulmi ka ndodhur teksa delegacioni i Hamasit në bisedimet e paqes po mbante një takim. /abcnews