Paralajmërimi i ekspertit amerikan: Netanyahu s’ka ndërmend të ndalë luftën në Gazë

Paralajmërimi i ekspertit amerikan: Netanyahu s’ka ndërmend të ndalë luftën në Gazë

Bota September 11, 2025 - 10:52

Joshua Landis, drejtues i Center for Middle East Studies në Universitetin e Oklahomës dhe një nga njohësit më të mëdhenj amerikanë të dinamika të Lindjes së Mesme, thotë se sulmi i fundit në Doha tregon qartë që Izraeli nuk ka ndërmend të ndalë ofensivën në Rripin e Gazës.

“Netanyahu synon një fitore politike që e konsideron historike,” shprehet Landis. “Ka mundësinë të marrë kontrollin e plotë të Gazës, të pengojë përfundimisht formimin e një shteti palestinez dhe të kënaqë krahun mesianik të djathtë që qeveris me të, i cili aspiron të rishikojë kufijtë biblikë të ‘Izraelit të Madh’. Ky krah është bërë gjithnjë e më shumë shtylla e qeverisë së tij dhe Netanyahu konsiderohet një hero kombëtar në këtë kontekst”.

Analisti amerikan thekson se veprimet e Netanyahut përfaqësojnë një hap përtej asaj që është parë më parë në Liban dhe Iran. “Ai po radikalizon politikën e tij, sepse di që Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin pa kushte. Viktima kryesore është diplomacia dhe çdo perspektivë për armëpushim, qoftë edhe e përkohshme”, thotë Landis. /abcnews