
A do të ndikojë vrasja e Kirkut në ligjet e armëve në Amerikë?
Ligjet për armët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndryshojnë nga shteti në shtet, shpjegon gazetari i politikës i BBC Newsbeat, Jordan Kenny.
Utah ka ligje për “mbajtjen e hapur të armëve”, që do të thotë se njerëzit mund të mbajnë armë zjarri në publik. Është një temë e nxehtë që me siguri do të vihet në qendër të bisedës pas vrasjes së Charlie Kirk, thotë ai.
Vetë Kirk ishte mbështetës i së drejtës për të mbajtur armë. Në vitin 2023, ai tha: “Ia vlen të kesh, një kosto prej, për fat të keq, disa vdekjesh nga armët çdo vit, në mënyrë që të kemi amendamentin e dytë për të mbrojtur të drejtat tona të tjera të dhëna nga Zoti”, transmeton Klankosova.tv.
Reforma e kontrollit të armëve ka qenë një debat i gjatë dhe i diskutueshëm në ShBA dhe legjislacioni është shumë i vështirë për t’u miratuar.
Në qershor 2022, Kongresi miratoi një projektligj që vendosi kontrolle më të ashpra mbi blerësit e rinj të armëve dhe i inkurajoi shtetet të hiqnin armët nga njerëzit që konsideroheshin kërcënim. Projektligji gëzonte mbështetje të rrallë dypartiake dhe ishte pjesa e parë e rëndësishme e legjislacionit për armët e zjarrit e miratuar në gati 30 vjet.
A do të ndikojë vrasja e Kirk në kontrollin e armëve? “Është e vështirë të thuhet, por nuk ka gjasa që kjo të çojë në ndryshime të mëdha në ligj”, thotë Jordan.