
Gjermania e emëron një turk si shef të inteligjencës së brendshme të vendit
Bota
September 16, 2025 - 08:50
Gjermania i ka besuar një turku një nga pozitat më të rëndësishme të sigurisë në vend. Sinan Selen do të emërohet sot si shef i Agjencisë së Inteligjencës të brendshme të vendit.
Kjo do të jetë hera e parë që një emigrant do të jetë drejtues i një institucioni gjerman të sigurisë.
Selen, 53 vjeç, aktualisht duke shërbyer si zëvendëspresident i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) që nga janari 2019, do të marrë përsipër agjencinë me 4,200 punonjës.