Rubio: Trumpi dhe Zelensky mund të takohen javën e ardhshme

Rubio: Trumpi dhe Zelensky mund të takohen javën e ardhshme

Bota September 16, 2025 - 10:08

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e ardhshme, tha sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio.

Trumpi mbetet shpresëplotë se mund të negociojë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, të cilën do ta pranonte edhe Presidenti rus, Vladimir Putin.

Gjithashtu presidenti amerikan, pati disa telefonata me Putinin, shumë takime me Zelenskyn. Sipas sekretarit të Shtetit të SHBA-së, dy liderët mund të takohen edhe një herë javën tjetër në New York “, ku do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. /abcnews