Izraeli nisi operacionin tokësor në Gazë, familjet e pengjeve të shqetësuara për fatin e të afërmve të tyre

Izraeli nisi operacionin tokësor në Gazë, familjet e pengjeve të shqetësuara për fatin e të afërmve të tyre

Bota September 16, 2025 - 12:43

Forumi i Familjeve të Pengjeve të Izraelit po nis një apel të dëshpëruar për të mbrojtur të dashurit e tyre, duke akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se i ka sakrifikuar ata, sipas ”Times of Israel”.

“Nata e 710-të në Gazë mund të jetë nata e fundit në jetën e pengjeve që mezi mbijetojnë, dhe nata e fundit në të cilën do të jetë e mundur të gjenden dhe të kthehen pengjet e vrarë për një varrim dinjitoz”, deklaroi ky forum.

Forumi pohon, vazhdon gazeta izraelite, se një numër i konsiderueshëm i 22 pengjeve që konsiderohen të gjallë nga Izraeli po mbahen në qytetin e Gazës.

“Kryeministri po zgjedh me vetëdije t’i sakrifikojë ata në altarin e konsideratave politike”, shton grupi duke e akuzuar atë se ka injoruar këshillën e shefit të Shtabit të IDF-së, i cili thuhet se paralajmëroi kundër operacionit.

Izraeli ka filluar sulmin e tij tokësor në Gazë, me tanket që thuhet se kanë hyrë tashmë në qytetin kryesor të Rripit. /abcnews