
14-vjeçari në Itali goditet tri herë me thikë në një park
Bota
September 17, 2025 - 14:56
Një 14-vjeçar u godit me thikë nga një idyshuar në një park publik në Bologna, ndërsa u transportua në spital në gjendje kritike.
Autori i dyshuar një 15-vjeçar, u identifikua dhe u arrestua nga karabinierët.
Të plagosurit raportohet se iu afrua një bashkëmoshatar ndërsa po luante me të mitur të tjerë.
Pa asnjë arsye të dukshme, 15-vjeçari e goditi 14-vjeçarin tri herë me thikë në gjoks dhe bark dhe pastaj u largua me vrap.