
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë në Ilinois, autori vetëvritet
Bota
September 17, 2025 - 15:29
Tre persona humbën jetën nga të shtënat me armë pranë Shkollës së Mesme Lincoln në shtetin amerikan të Illinois, dhe më pas sulmuesi kreu vetëvrasje, njoftoi sot policia.
I dyshuari qëlloi me pushkë një automjet pranë Shkollës së Mesme Lincoln në qytetin Berëyn dje rreth orës 16:05, raporton Newsweek.
Komandanti i Departamentit të Policisë së Berwyn, Michael Fellows, tha se incidenti “duket se lidhet me një marrëdhënie familjare”.
Ai shtoi se kur sulmuesi qëlloi drejt tyre, policët kërkuan mbulim dhe nuk u kundërpërgjigjën me armë.
I dyshuari më pas ia drejtoi armën vetes.
Sot nuk do të ketë mësim në shkollën “Lincoln”, por punonjësit socialë dhe këshilltarët janë në dispozicion të nxënësve nëse duan të flasin për atë që ka ndodhur. /euronews