Portugalia konfirmon se do ta njohë shtetin palestinez

Portugalia konfirmon se do ta njohë shtetin palestinez

Bota September 20, 2025 - 15:43

Portugalia ka njoftuar se do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez, duke u bërë një nga vendet perëndimore që po ndryshojnë politikën e tyre në kohën kur lufta në Rripin e Gazës nuk po tregon shenja përfundimi.

Ministria e Jashtme e Portugalisë e bëri njoftimin para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet javën e ardhshme në Neë York.

Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia pritet të shpallin vendime të ngjashme.

Izraeli e ka dënuar këtë hap, me kryeministrin Benjamin Netanyahu që ka thënë se “shpërblen terrorin” pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023 kundër Izraelit. /abcnews