
Vendet që kanë njohur Palestinën deri tani në Samitin e OKB-së
Bota
September 23, 2025 - 08:04
Deri tani gjashtë vende e kanë njohur zyrtarisht shtetësinë palestineze në Samitin e OKB-së, që po zhvillohet tani në New York.
Në mesin e tyre janë Franca, Andorra, Belgjika, Luksemburgu, Malta dhe Monako.
Kjo ndodhi një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Portugalia gjithashtu njohën shtetësinë të dielën.
Gjermania, Italia dhe Japonia morën pjesë në konferencën e OKB-së, por nuk e njohën një shtet të tillë, raporton AP-ja.