
Dronë mbi Danimarkë, Frederikseni: Nuk përjashtohet Rusia pas sulmeve
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen foli shkurtimisht me gazetarët këtë mëngjes. E pyetur nëse incidenti me dronët në hapësirën e shtetit të Danimarkës mund të lidhet me Rusinë, ajo u shpreh me tone të kujdesshme.
“Nuk mund ta përjashtoj se prapa dronëve është Rusia. Kemi parë dronë mbi Poloni, që nuk duhej të ishin atje. Kemi parë aktivitete jo miqësore në Rumani. Kemi parë shkelje të hapësirës ajrore të Estonisë. Kemi parë sulme hakerash mbi aeroporte evropiane gjatë fundjavës”, tha ajo.
Kryetarja e ekzekutivit danez deklaroi se kemi të bëjmë me një suom serioz ndaj infrastrukturës së vendit të saj.
“Tani ka pasur dronë në Danimarkë, dhe duket se ka pasur dronë edhe në Oslo dhe Norvegji. Prandaj, mund të them vetëm se, sipas mendimit tim, ky është një sulm serioz ndaj infrastrukturës kritike daneze”.
Frederikseni shtoi se qëllimi mund të ketë qenë “të prishë rendin dhe të krijojë shqetësim; të shohë sesa larg mund të shkohet dhe të testojë kufijtë”. /abcnews