![Pamje të rënda nga krimi brutal në Turqi, burri ekzekuton me pushkë ish-gruan brenda një spitali [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/September/26/auto_900-0-1758873482xscreenshot-85-5911758882645.png)
Pamje të rënda nga krimi brutal në Turqi, burri ekzekuton me pushkë ish-gruan brenda një spitali [video]
Mediat turke kanë publikuar pamjet e një krimi brutal brenda familjes, i cili ka ndodhur në një spital në qytetin Kahranmarmaras.
Në video shihet momenti kur ish-bashkëshorti i 42-vjeçares, Eser Karaca, ia merr jetën asaj, duke e qëlluar me një armë të llojit shotgun.
Krimi makabër me autor 44-vjeçarin Atilla Aydintapli u regjistrua nga kamerat e sigurisë së spitalit privat ku punonte 42-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve.
Në video, Aydintapli shihet duke hyrë në zyrën e ish-gruas së tij dhe duke mbajtur një çantë të zezë. Disa sekonda më vonë, gruaja shihet duke dalë nga zyra dhe duke vrapuar për të shpëtuar jetën.
Në këtë moment, 44-vjeçari nxjerr një pushkë nga çanta dhe e qëllon 42-vjeçaren nga afër në shkallë, ndërsa ajo ngriti duart lart duke iu lutur të ndalonte. Më pas ai e qëlloi gruan edhe dy herë para se të largohej drejt daljes.
Sipas informacioneve nga mediat turke, vrasja ndodhi një ditë pasi 42-vjeçares iu aprovua urdhri i ndalimit kundër ish-bashkëshortit. Aydintapli u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa prokurorët kërkuan një dënim me burgim të përjetshëm.
ë Uzaklaëtërma kararë vardë, ëldërëldë!
— Emrullah Erdinc (@emrullaherdinc) September 24, 2025
Kahramanmaraëta tëbbi sekreter Eser Karaca, eski eëi Atilla Ayëntaplë tarafëndan ëalëtë hastanede pompalë tëfekle vurularak ëldërëldë.
Cani, poëete gizlediëi silahla hastaneye girdi, Karacaënën odasëna saklandë. Eser Karacaë pic.twitter.com/SFpF7pLGna