Autoriteti Palestinez mirëpret planin e paqes, bën thirrje për një “shtet palestinez jo të militarizuar”

Autoriteti Palestinez mirëpret planin e paqes, bën thirrje për një “shtet palestinez jo të militarizuar”

Bota September 30, 2025 - 12:18

Autoriteti Palestinez “mirëpret përpjekjet e sinqerta dhe të vendosura” të presidentit amerikan, Donalnd Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë.

Kështu thuhet në një deklaratë të saj të publikuar nga agjencia e lajmeve Wafa.

Deklarata pohon angazhimin e tij “për të punuar me SHBA-në, shtetet rajonale dhe partnerët” për t’i dhënë fund luftës përmes një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse” që siguron “shpërndarje të mjaftueshme të ndihmës humanitare në Gaza” dhe “lirimin e pengjeve dhe të burgosurve”.

Deklarata gjithashtu thotë se autoriteti është i angazhuar për të mbajtur zgjedhje të reja brenda një viti nga përfundimi i luftës dhe për të formuar një forcë të re sigurie.

“Ne kemi pohuar dëshirën tonë për një shtet palestinez modern, demokratik dhe jo të militarizuar, të përkushtuar ndaj pluralizmit dhe transferimit paqësor të pushtetit”, thuhet në deklaratë.

Autoriteti Palestinez, nën presidentin Mahmoud Abbas, është organi i njohur ndërkombëtarisht që qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. /KlanKosova