
Izraeli ndalon flotën e anijeve me ndihma për Gazën, arrestohet Greta Thunberg
Ushtarët izraelitë kanë ndaluar një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ilaçe dhe ushqime në Rripin e Gazës. Ata hipën në anije që po i afroheshin enklavës, njoftuan organizatorët e misionit.
Flotilja, e cila përbëhet nga më shumë se 40 anije civile, transporton rreth 500 parlamentarë, avokatë dhe aktivistë.
Ajo planifikonte të thyente bllokadën izraelite të Gazës. Izraelitët e filluan operacionin në një kohë kur flotilja ishte rreth 90 milje nga enklava. Deri më tani, të paktën 15 anije janë ndaluar.
Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, dhe pasagjerë të tjerë në bordin e një flote anijesh ndihme që shkonin në Gaza janë ndaluar nga ushtria izraelite pasi më shumë se një duzinë anijesh të Flotiljes Globale Sumud (GSF) u ndaluan, duke shkaktuar protesta globale.
Siç raporton The Guardian, Thunberg është arrestuar.
“The last moments before we lost contact with our comrades aboard the Dutch boat Mohammed Bhar, sailing to Gaza on a humanitarian mission with the Al-Sumud Convoy to break the brutal blockade.” pic.twitter.com/S2h60huKZY
— Global Sumud Flotilla Commentary (@GlobalSumudF) October 2, 2025
Organizatorët e flotiljes e etiketuan ndalimin e anijeve nga Izraeli si “një sulm të paligjshëm” ndaj humanitarëve, ndërsa Izraeli tha se aktivistët “nuk ishin të interesuar për ndihmë, por për provokim”. /Express