Trump: SHBA-ja është në luftë me kartelet e drogës

Trump: SHBA-ja është në luftë me kartelet e drogës

Bota October 03, 2025 - 13:13

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përcaktuar se SHBA-ja është në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës, që administrata e tij i ka përcaktuar si organizata terroriste, sipas një njoftimi që Pentagoni i dha Kongresit të mërkurën, të siguruar nga CNN.

Njoftimi thotë gjithashtu se presidenti ka përcaktuar se kontrabandistët për kartelet janë “luftëtarë të paligjshëm” dhe për këtë arsye Departamenti i Mbrojtjes u autorizua ligjërisht të godiste një anije në Karaibe muajin e kaluar që besohet se po transportonte anëtarë të një grupi që administrata e ka shpallur organizatë terroriste.

Ushtria amerikane ka kryer të paktën tri sulme të tilla gjatë muajit të fundit, të cilat kanë vrarë gjithsej 17 persona. Por njoftimi i dhënë Kongresit përmendi vetëm një nga sulmet, i cili u zhvillua më 15 shtator. Nuk është e qartë pse sulmet e tjera nuk u përmendën.

Njoftimi nuk e përmendi grupin, por Trumpi tha se sulmi i parë në fillim të shtatorit kishte në shënjestër kontrabandistët e dyshuar të lidhur me organizatën kriminale venezueliane “Tren de Aragua”. /abcnews