Gjermania gati të japë 29 milionë euro ndihmë humanitare për Gazën

Gjermania gati të japë 29 milionë euro ndihmë humanitare për Gazën

Bota October 10, 2025 - 15:40

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi se Gjermania do të ofrojë  29 milionë euro ndihmë të menjëhershme humanitare për Gazën, pas ratifikimit të armëpushimit midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.

“Ne po ofrojmë 29 milionë euro për ndihmë humanitare. Së bashku me Egjiptin do të ftojmë në një konferencë për rindërtimin e Gazës”, shkroi Merzi në platformën X.

Ai shtoi se Gjermania do të marrë përgjegjësi në procesin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar mbështetjen e Berlinit për përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e rajonit. /abcnews