
Disa të vdekur e të zhdukur pas shpërthimit të një fabrike municioni në Tennessee
Disa persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë municionesh në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas autoriteteve policore, shpërthimi u përshkrua si “jashtëzakonisht shkatërrues”, teksa sherifi Chris Davis konfirmoi se ka persona të vdekur.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi disa persona të vdekur. Aktualisht kemi arritur ta bëjmë vendin e ngjarjes sa më të sigurt të jetë e mundur. Mund të dëgjohen disa shpërthime më të vogla përreth, por këto janë të parashikuara dhe nën kontroll. E dimë që vendi është i sigurt në kuptimin që nuk priten më shpërthime të mëdha”, tha ai, shkruan NY Times, transmeton.
Fabrika e municionit ku ndodhi shpërthimi ishte themeluar në vitin 1980 dhe merrej me zhvillimin, prodhimin, trajtimin dhe ruajtjen e një game të gjerë produktesh dhe eksplozivësh për sektorët ushtarakë, hapësinorë dhe për tregun industrial.