
Hamasi publikon pamje, izraelitët keqtrajtojnë të burgosurit palestinezë përpara shkëmbimit
Një video që po qarkullon në rrjete sociale tregon oficerët izraelitë të sigurisë duke abuzuar me të burgosurit palestinezë në burgun Negev në Izraelin jugor, përpara lirimit të tyre si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi të të burgosurve me Hamasin.
Zyra e Medias për të Burgosurit Palestinezë e lidhur me Hamasin publikoi videon në platformat e saj digjitale, duke cituar burime mediatike izraelite.
Pamjet tregojnë një grup të burgosurish palestinezë me duart e lidhura pas shpine, të detyruar të ecin në rresht me sytë e lidhur dhe kokat e përkulura poshtë, të rrethuar nga ushtarë dhe oficerë policie izraelitë.
Zyra e Medias për të Burgosurit tha se videoja “dokumenton një skenë të dhimbshme që tregon keqtrajtimin brutal të të burgosurve, të cilët janë planifikuar të lirohen sipas marrëveshjes së shkëmbimit”.
Ndryshe, sipas marrëveshjes, 2,000 të burgosur palestinezë, përfshirë 250 që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm dhe 1,700 të ndaluar në Gaza që nga fillimi i luftës në tetor 2023, do të lirohen në këmbim të 48 pengjeve izraelite.
Ministria e Drejtësisë e Izraelit publikoi të premten emrat e 250 të burgosurve që vuajnë dënime të përjetshme për shkëmbimin.
Ndërsa Zyra e Medias për të Burgosurit Palestinezë mohoi arritjen e një konsensusi mbi listat e të burgosurve të përfshirë në shkëmbim.
Compare the humiliating treatment of Palestinian prisoners by the occupation regime with the respectful treatment of captured Israeli soldiers by Hamas.
— ë.ë ë (@Abdulla_Alamadi) October 12, 2025
Big difference.. pic.twitter.com/W5e9fs2kdN