
Netanyahu: Sa gjatë e kemi pritur këtë moment
Para se presidenti amerikan Donald Trump të flasë në parlamentin izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se 13 tetori “do të shkruhet në histori” dhe që edhe presidenti Trump “do të jetë përgjithmonë në historinë e kombit tonë” dhe të botës.
“E kemi pritur gjatë këtë moment, dhe dua t’ju falënderoj personalisht në emër të gjithë kombit”, i ka thënë Netanyahu Trumpit.
Ai i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ofruar ndaj Izraelit përgjatë gjithë kohës.
“Donald Trump është miku më i mirë që shteti i Izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai.
Ai e ka përshkruar planin e Trumpit për paqe si hap të rëndësishëm drejt paqes.
“Jam i përkushtuar për këtë paqe, ju jeni të përkushtuar për paqe dhe së bashku do të arrijmë paqe”, ka thënë ai mes të tjerash gjatë fjalimit. /rel