“Njihni Palestinën”, ndërpritet fjalimi i Trumpit në parlamentin izraelit

“Njihni Palestinën”, ndërpritet fjalimi i Trumpit në parlamentin izraelit

Bota October 13, 2025 - 14:35
Incident brenda parlamentit izraelit teksa po fliste Trumpi

Fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump në parlamentin izraelit u ndërpre për pak.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, ai u ndërpre nga dy anëtarë të krahut të majtë të Knessetit, të cilët u ndaluan nga sigurimi.

Ofer Cassif, një politikan 60-vjeçar, u nxor jashtë nga sigurimi pas një zhurme të lartë dhe britmash drejt Trumpit.

Ayman Odeh, 50 vjeç, një tjetër anëtar i Knessetit nga i njëjti grup politik i aleancës Hadash, u nxor gjithashtu nga salla.

"Më vjen keq për këtë, president,", i tha kryetari i Knessetit Trumpit më pas.

"Kjo ishte shumë efikase", bëri shaka presidenti amerikan, ndërsa anëtarët e Knessetit brohorisnin emrin e tij.

Ndryshe, ende e paqartë se çfarë synonin personat që u nxorën jashtë nga sigurimi.

Raportohet se ata kishin në dorë pankarta ku shkruhej "gjenocid". /Telegrafi