
Izraeli lejon hyrjen e 600 kamionëve me ndihmë humanitare
Në ditën e pestë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, Izraeli do të lejojë hyrjen e 600 kamionëve me ndihmë humanitare gjatë ditës së sotme, pas dorëzimit të katër pengjeve të tjera nga Hamasi.
Izraeli do të lejojë rihapjen e kalimit kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Gazës për të lejuar kalimin e ndihmës humanitare, raporton radiotelevizioni izraelit KAN.
“Me këtë rihapje, 600 kamionë me ndihmë humanitare do të transportohen në Rripin e Gazës nga OKB-ja, organizatat ndërkombëtare të autorizuara, sektori privat dhe vendet donatore”, deklaroi media në faqen e saj të internetit.
KAN saktësoi se rihapja e Rafahut për kalimin e ndihmave, vjen pas dorëzimit nga Hamasi të katër pengjeve të tjera të martën në mbrëmje si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin që u bë e mundur nga ndërhyrja e presidentit të SHBA-së Donald Trump.