
Trumpi ia akordon Charlie Kirkut “Medaljen e Lirisë”
Presidenti amerikan Donald Trump ia ka akorduar ‘’Medaljen e Lirisë’’ pas vdekjes aktivistit Charlie Kirk të vrarë në kampusin e universitetit të Utah më 10 shtator.
Ceremonia e dorëzimit do të bëhet në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump e ka shpallur 14 tetorin Ditë Kombëtare Përkujtimore për Charlie Kirkun.
Në një deklaratë pas ceremonisë për t’i dhënë Medaljen e Lirisë pas vdekjes aktivistit konservator të vrarë më 10 shtator, presidenti i bëri thirrje “popullit amerikan të mblidhet në këtë ditë në vendet e tyre përkatëse të adhurimit për t’i bërë homazh kujtimit të Charliet”.
‘’I ftoj njerëzit e kombit tonë të luten për përparimin e paqes, të vërtetës dhe drejtësisë në të gjithë vendin tonë. 14 tetori është gjithashtu ditëlindja e Kirkut, i cili do të kishte mbushur 32 vjeç’’, theksoi presidenti.