
Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas
Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtarake ruse për pjesëmarrje “në një organizatë terroriste” dhe u dënuan me nga 15 deri në 21 vjet burgim, tha Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë.
Ata është thënë se do të vuajnë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Rusi.
Të dënuarit ishin anëtarë të Batalionit Aidar të Ukrainës, të cilët u kapën në vitin 2022. Gjykimi ndaj tyre ishte i mbyllur për publikun dhe u zhvillua në një gjykatë ushtarake në qytetin jugor rus, Rostov-on-Don.
Ende nuk ka reagime nga Ukraina për këto dënime. Avokati i Popullit në Ukrainë paraprakisht e kishte përshkruar gjykimin ndaj këtyre personave si të turpshëm.
Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë grupin Memorial të Rusisë, kanë pretenduar se ndjekja penale e këtyre personave përbënte shkelje të Konventës së Gjenevës për trajtimin e të burgosurve të luftës. /abcnews