Mbi 9 përqind e votueseve shfrytëzojnë të drejtën e votës deri në ora 11:15 në Maqedoni

Mbi 9 përqind e votueseve shfrytëzojnë të drejtën e votës deri në ora 11:15 në Maqedoni

Bota October 19, 2025 - 12:38

Në konferencën e dytë për shtyp sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut informoi se pjesëmarrja deri në orën 11:15 sipas të dhënave nga 3,139 vendvotime, është 9.3%.

Në zgjedhjet e sotme në Maqedoni të Veriut, votimi po zhvillohet në 3,474 vendvotime, ku 1,832,415 qytetarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë./Alsat