
Vrasje tronditëse në Greqi, 18-vjeçari mbyt nënën me peshqir
Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Trikalas, Greqi, mëngjesin e sotëm.
Një ngjarje tragjike tronditi Trikalën mesditën e sotme, kur një i ri raportoi në polici se kishte vrarë nënën e tij në zonën e Flamoulit.
Sipas informacioneve paraprake, autori është një 18-vjeçar që jetonte me të atin, pasi prindërit e tij ishin të divorcuar.
Ai dyshohet se kishte pasur grindje të shpeshta me të ëmën, por tragjedia ndodhi papritur gjatë një momenti të zakonshëm, ndërsa po shikonin televizor, i riu u ngrit, shkoi në banjo, mori një peshqir dhe e mbështolli rreth qafës së 54-vjeçares, duke i shkaktuar vdekjen nga mbytja.
Policia arrestoi menjëherë 18-vjeçarin dhe ka nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Viktima, 54-vjeç, u gjet e pajetë brenda shtëpisë, ndërsa një mjek ligjor u thirr për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.