
Të shtëna armësh dhe zjarr te tendat e mbështetësve të Vuçiqit para parlamentit serb
Të shtëna me armë u dëgjuan jashtë ndërtesës së parlamentit të Serbisë në Beograd të mërkurën, ku një person mbeti i plagosur, raportuan mediat lokale.
Një video e publikuar nga media NOVA, vendndodhja e së cilës është konfirmuar nga Reuters, tregonte oficerë të armatosur sigurie duke iu afruar një tende të madhe jashtë parlamentit, transmeton Zeri.info.
U dëgjuan disa të shtëna dhe më pas shpërtheu zjarr brenda tendës, njëra nga disa që janë ngritur këtë vit nga mbështetësit e presidentit Aleksandar Vuçiqit gjatë protestave kundër qeverisë.
Nuk ishte e qartë se kush hapi zjarr apo si nisi zjarri.
Policia lokale nuk pranoi të komentojë.
NOVA raportoi se një person është plagosur. N1 TV njoftoi se një burrë 57-vjeçar u plagos nga një plumb dhe ndodhet në gjendje stabile.
Një video tjetër e publikuar në platformën X tregonte një burrë të shtrirë në tokë me duart pas shpine, i rrethuar nga oficerë policie. /Zëri