OBSH: Ndihmat mjekësore në Gaza ende të bllokuara
Kujdesi shëndetësor në Rripin e Gazës vijon të jetë i pamjaftueshëm për popullsinë, gati dy javë pas nisjes së armëpushimit të fundit, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territoret e pushtuara nga Izraeli, deklaroi nga Gjeneva se furnizimet me ilaçe dhe pajisje mjekësore, të bllokuara prej muajsh. kanë filluar të mbërrijnë më në fund të mbërrijnë. Megjithatë, ai theksoi se për shkak se Izraeli ka hapur vetëm dy pika kufitare, është shumë e vështirë të plotësohen nevojat masive në terren.
Sipas të dhënave të OBSH-së, vetëm 14 nga 36 spitalet në këtë territor bregdetar funksionojnë pjesërisht. Po ashtu, në punë janë vetëm 64 nga 181 qendra shëndetësore dhe 109 nga 359 dhoma trajtimi. Spitale të rëndësishme, përfshirë Spitalin Evropian të Gazës, ndodhen në zona ende të kontrolluara nga Izraeli, ku pacientët nuk kanë mundësi të shkojnë.
OBSH-ja thotë se e ka të gjithë pajisjen e nevojshme në rajon, por kërkon qasje më të shpejtë dhe më të sigurt. Si autoritet kontrolli, Izraeli duhet të autorizojë çdo dërgesë ndihme për në këtë territor të rrethuar. Deri më tani, çdo ngarkesë është inspektuar veçmas dhe për çdo artikull është dashur një leje e veçantë. /abcnews