Ushtria e Sudanit dëbon dy zyrtarë të lartë të ndihmës ushqimore të OKB-së

Ushtria e Sudanit dëbon dy zyrtarë të lartë të ndihmës ushqimore të OKB-së

Bota October 29, 2025 - 14:55

Qeveria ushtarake e Sudanit u ka urdhëruar dy zyrtarë të lartë të Programit Botëror të Ushqimit, WFP të OKB-së të largohen nga vendi për shkak të urisë së përhapur, e cila është shkaktuar nga një luftë civile që shpërtheu në prill të vitit 2023.

WFP-ja tha se drejtorët e operacionit të saj në Sudan u shpallën persona non grata dhe se u njoftuan se duhet të largohen brenda 72 orëve, pa shpjegime.

Vendimi vjen disa ditë pasi Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) pushtuan qytetin kyç të el-Fasher në Darfur nga ushtria pas një rrethimi 18-mujor, i cili përfshinte edhe një bllokadë ushqimore.

WFP-ja tha se dëbimet erdhën në një kohë vendimtare, pasi nevojat humanitare në Sudan nuk kishin qenë kurrë më të mëdha pasi më shumë se 24 milionë njerëz që përballen me pasiguri ushqimore.

Edhe pse qeveria ushtarake nuk ka dhënë një arsye për dëbimet, ajo më parë ka akuzuar grupet e ndihmës për shkelje të ligjeve lokale dhe publikimin e raporteve mashtruese mbi kushtet e urisë. Qeveria tha se dëbimi nuk do të ndikojë në bashkëpunimin e vendit me WFP-në. /euronews