 
 
													Zelensky: Një raport po tregon se sanksionet kundër naftës ruse po funksionojnë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka se sot i ishte paraqitur një raport nga kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Ukrainës mbi ndikimin e sanksioneve kundër naftës ruse.
Zelensky kishte thënë dje se po priste raportin dhe se të dhënat paraprake dukeshin “premtuese”.
“Ka detaje fillestare mbi ndikimin e sanksioneve amerikane dhe evropiane kundër kompanive ruse të naftës, dhe është mjaft i prekshëm,” tha presidenti ukrainas.
Të ardhurat nga shitjet e vazhdueshme të naftës vazhdojnë të financojnë përpjekjet e luftës së Rusisë, prandaj Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj të frenojnë blerjet e naftës.
ShBA-të kohët e fundit kanë marrë masa të ashpra ndaj importeve, duke përfshirë sanksionimin e dy kompanive më të mëdha të naftës të Rusisë javën e kaluar dhe duke vendosur tarifa ndaj Indisë për importimin e naftës ruse.
Si pasojë, rafineria HPCL-Mittal Energy e Indisë njoftoi dje se nuk do të importonte më naftë ruse, duke përmendur kufizimet perëndimore mbi importet e naftës ruse, shkruan Skynews.
 
 
											