 
 
													Mediat amerikane: SHBA-ja planifikon sulme ndaj objektivave ushtarake në Venezuelë
						Bota
						October 31, 2025 - 15:47
					
										
					Administrata e presidentit Donald Trump ka identifikuar objektivat që do të goditen në Venezuelë, duke përfshirë objektet ushtarake të përdorura për kontrabandën e drogës, shkruan e përditshmja ”Wall Street Journal” (WSJ).
WSJ shkruan ndër të tjera se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nga ana e administratës Trump.
Fushata e mundshme ajrore e SHBA-së do të përqendrohet në objektivat e lidhura me kartelet e drogës dhe regjimin e Nicolas Maduros.
Objektivat e mundshme përfshijnë portet dhe aeroportet e kontrolluara nga ushtria, të përdorura për transportin e drogës, si dhe objektet detare. /abcnews
 
 
											